BE ‘hap portat’ për emigrantët e bllokuar të ‘Open Arms’ në Detin Mesdhe

BE ‘hap portat’ për emigrantët e bllokuar të ‘Open Arms’ në Detin Mesdhe

08:35, 16/08/2019
A+ Aa A-

Në deklaratën e djeshme të Kryeministrit të Italisë Giuseppe Conte, ai tha se gjashtë vende të BE-së, janë pajtuar të marrin rreth 150 migrantët që po qëndrojnë në anijen ‘Open Arms’ në Detin Mesdhe, pasi Italia u ndaloi hyrjen në territorin e saj.

Emigantët do të shkojnë në Francë, Gjermani, Rumani, Portugali, Spanjë dhe Luksemburg.

Kryeministri Conte kritikoi ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini për ndalesën ndaj migrantëve duke i thënë se ai është i “fiksuar” pas mbylljes së porteve të Italisë për emigrantët.

Para njoftimit të Contes, Spanja tha se po punonte me shtetet e tjera të BE-së dhe Komisionin Evropian për të gjetur një “zgjidhje të përbashkët dhe të rregullt”, dhe ishte e gatshme të “merrte pjesë në një shpërndarje të ekuilibruar të migrantëve në bordin e anijes”.

Gjithashtu edhe zyrtarët francezë dhe gjermanë konfirmuan se po zhvillonin bisedime për të zgjidhur këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco