VIDEO/ Sekretet, ‘blloku i zi’ i Epstein po trondit të fuqishmit e botës

VIDEO/ Sekretet, ‘blloku i zi’ i Epstein po trondit të fuqishmit e botës

19:45, 15/08/2019
A+ Aa A-

‘Sikur ta dinit sa shumë material të pakëndshëm kam për shumë persona të fuqishëm...’.

Ai që flet, fiks një vit më parë, ishte Jeffrey Epstein, në një bashkëbisedim të gjatë me James Stewart të New York Times.

I akuzuar për abuzime me të mitura dhe shfrytëzim prostitucioni minoren, nuk e fshihte që kishte informacion të sikletshëm e kompromentues për prirjet seksuale dhe për përdorimin e drogës nga ana e personaliteteve të politikës, spektaklit, modës, financës.

Pra, nga e gjithë ajo botë, që nga New York, Hollywood, Palm Beach, duke kaluar përmes Parisit e Ishujve Virgin, rrotullohej rreth festave të mëdha e të vogla që financieri i vetëvrarë organizonte në shtëpitë e tij.

Dhe tani që miliarderi nuk është më, janë të shumtë ata që dridhen, ndoshta më tepër se më parë, sepse në rrethin e hetuesve dhe agjentëve është kthyer ‘black book’, blloku i zi i Epstein që më tepër se bllok kontaktesh ngjan me një listë të zezë të mirëfilltë.

Listë e publikuar më 2015 dhe e vjedhur nga shtëpia e financierit nga një punonjës që tentoi më kot ta shiste. Brenda, sipas New York Magazine, ka gjithçka, qindra e qindra emra, nga ato të viktimave të abuzimeve seksuale deri te kontaktet e punës e shoqërore.

Ashtu siç ishte plot emra regjistri i fluturimeve i avionit të tij privat, ‘Lolita Express’, me të cilin merrte miqtë në ishullin privat në Karaibe.

Në Isle of Sin, ishulli i mëkatit, ku në orët e fundit ka nisur aksioni i FBI-së për të gjetur gjurmë të asaj çka ndodhte realisht, elementë që mund të shndërrohen në prova në kursin e hetimeve.

Lista e emrave është pa fund dhe tregon se sa i madh ishte rrjeti i miliarderit njujorkez. Një rrjet që me shumë gjasa i krijoi mundësinë t’u mbijetonte për dekada akuzave të rënda sikur të mos ekzistonin fare, me pandëshkueshmëri e njëherazi duke mbajtur lart kredibilitetin.

Lista ka numra, adresa banimi e email të personazheve të botës së kinemasë e spektaklit, si Woody Allen, Kevin Spacey, Bill Cosby, të gjithë të zhytur në skandale seksuale. Ka emra yjesh të muzikës, si Mick Jagger, e të figurave të lidhura me monarkinë britanike, si Principi Andrew i Anglisë, mik personal i Epstein, e i ish-gruas së tij, Sarah Ferguson, së cilës financieri amerikan i kishte huazuar 18 mijë dollarë për të larë një borxh.

Është edhe emri i Charles Spencer, vëllai i Lady Diana. Më tej, personalitete të kalibrit të Tony Blair, Michael Bloomberg, Richard Branson, Rupert Murdoch, madje edhe Henry Kissinger e Ted Kennedy.

Në bllokun e zi është edhe vetë Trump dhe një seri personazhesh të lidhur me të: nga Steve Bannon te miliarderi Tom Barrack.

Pikërisht Trump, Barrack dhe Epstein në vitet ’80-’90 thirreshin ‘tre musketierët’, ndonëse sot të gjithë mbajnë distancë nga financieri i vetëvrarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Don16/08/2019 08:50

Kushdo qe e ka bere kete artikull qellimisht ka harruar te permend nje emer qe po lakohet gjeresisht sot: familja Clinton! Lidhjet e tij me Epstein, fakti qe Epstein duhe te ishte nen mbrojtjen e FBI si deshmitar per lidhjet e trafikimit te femijeve ne trekendeshin Clinton Foundation-Podesta Group - Shoqeria e Hapur e Soros Shpresoj qe kjo te mos jete nje zgjedhje e medias, pasi shpesh vihet re ne Shqiperi nje tendence per te ngritur ne piedestal Clinton/Obama por qe te dy kane qene deri ne fyt te zhytur ne batakun e Soros-it!

Shtet rrumpalle15/08/2019 22:49

Inshalla eshte edhe Rama me Alex ne ate liste, Keshtu do te kete nje arsye me shume per te fajsuar opoziten e per te mos dhene doreheqjen nga pushteti qe po gezon me vota te vjedhura, Pra, rrumpalle muhabeti

Bona15/08/2019 21:54

Edhe Tony Blair, miku i eDi rAmes.

Bona15/08/2019 21:53

https://www.google.com/search?q=Jeffrey+Epstein%27s+Little+Black+Book+unredacted&client=ms-android-rogers-ca&sourceid=chrome-mobile&ie=UTF-8

Shto koment

Denonco