VIDEO/ Burri nuk i mban nervat, merr para gruan me 'Range Rover'

VIDEO/ Burri nuk i mban nervat, merr para gruan me 'Range Rover'

23:03, 14/08/2019
A+ Aa A-

Një 47 vjeçare nga Anglia duket se nuk i ka mbajtur dot nervat këtë të dielë, në trafikun e Backingham Palace në Park Corner në Londër.

Ajo ka dalë nga makina dhe ka protestuar duke ngritur zërin me sharje kundrejt shoferit të “Range Rover”.

Ky i fundit i ka thënë gruas që të largohej nga rruga, por ajo vazhdoi të qëndronte para makinë e revoltuar.

Më pas shoferi i “Range Rover” ka hipur në makinë dhe e ka marrë gruan para duke e përplasur atë te parakolpi i një “Mercedes Benzi të zi”.

Një shofer tjetër ka ndërhyrë duke kthyer makinën dhe ka liruar gruan e plagosur. Disa prej Pasagjerëve të autobusit filmuan ngjarjen e rëndë.

Ade Thompson është akuzuar për kundërvajtje drejtimi dhe posedim të drogave.

Një prej dëshmimtarëve Scotland Yard u shpreh se “gruaja kishte qenë pasagjere në ‘Mercedes Benzin e zi’  dhe ‘u përfshi në një mosmarrëveshje' me një shofer tjetër. Policia është duke hetuar nëse aksidenti ka qenë aksidenatal apo Range Rover është drejtuar me qëllim tek ajo”, raporton Daily Mail.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco