'Arrestohet në Iran' akademiku britaniko-iranian Kameel Ahmady

'Arrestohet në Iran' akademiku britaniko-iranian Kameel Ahmady

15:29, 14/08/2019

Një shtetas me nënshtetësi të dyfishtë britanike dhe iraniane, është arrestuar në Iranin perëndimor, sipas familjes së tij.

Gruaja e Kameel Ahmady, një antropologe sociale, tha se ai u mor në paraburgim të dielën nga shtëpia e tyre, pa u dhënë asnjë arsye.

Z. Ahmady midis studimeve të tjera, ka hulumtuar gjymtimin e organeve gjenitale të grave iraniane dhe martesën e fëmijëve në Iran, raporton BBC. 

Një tjetër shtetas me nënshtetësi të dyfishtë britanike dhe iraniane, Nazanin Zaghari-Ratcliffe, është në paraburgimin e Iranit që nga viti 2016 për pretendime për spiunazh.

Në fillim të këtij viti, zyra e jashtme në Mbretërinë e Bashkuar këshilloi të gjithë shtetasit me nënshtetësi të dyfishtë,të ishin kundër të gjitha udhëtimeve në Iran për shkak të rrezikut të ndalimit arbitrar.

Arrestimi i ri i supozuar vjen pasi tensionet e larta vazhdojnë midis dy vendeve, të shkaktuara nga konfiskimet e cisternave të naftës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco