Ulet rritja e ekonomisë gjermane, PBB ra me 0.1%

Ulet rritja e ekonomisë gjermane, PBB ra me 0.1%

13:07, 14/08/2019

Ekonomia e Gjermanisë u tkurr gjatë periudhës prill-qershor të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare, një rënie e eksporteve ndikoi në uljen e rritjes ekonomike, e cila vjen mes shqetësimeve për një ngadalësim global.

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) ra me 0.1% krahasuar me tremujorin e kaluar, sipas Zyrës Federale të Statistikave, raporton BBC.

Kjo ul normën vjetore të rritjes në 0.4%. Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, shmangu ngushtësisht recesionin vitin e kaluar.

Shenjat për tremujorin e tretë "duken ogurzi", tha Andrew Kenningham, ekonomist kryesor i Evropës në Capital Economy. " Sondazhet e biznesit për muajin korrik ishin të gjitha të zymta.”

"Dhe ndërsa sektori i shërbimeve duhet të vazhdojë të mbahet më mirë, ka disa shenja që rënia po përhapet në tregun e punës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco