Mendohu mirë kur të ulesh në 'Treppe die Spagna' në Romë: 400 euro gjoba

Mendohu mirë kur të ulesh në 'Treppe die Spagna' në Romë: 400 euro gjoba

09:30, 14/08/2019
A+ Aa A-

Nëse guxoni të uleni në Treppe die Spagna në Romë bëni gati gjobën: plot 400 Euro. 

Këshilli bashkiak i Romës së fundi ka vendosur ndalimin e uljes në Treppe die Spagna dhe policia bashkiake vazhdimisht kryen kontrolle e vendos gjoba nëse rregullorja nuk respektohet. Arsyeja është, se turistët lenë gjurmë ndotjeje si: çamçakëz, njolla kafeje, vere dhe akulloreje, nga ana tjetër duke u ulur nëpër shkallë ata mbulojnë panoramën e kësaj vepre mjeshtërore të arkitekturës. Roma me 7 milionë prenotime në natë është ndër qytetet më të vizituara të Europës. 

Ndonëse turistët i sjellin gjallëri dhe para qytetit, dyndja masive e tyre nëpër metropolet europiane po kthehet edhe në barrë të madhe për qytetet dhe qytetarët e tyre. Në Itali tashmë janë vendosur edhe masa konkrete për një turizëm të kontrolluar./DW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco