Autoritetet sigurojnë aereoportin e Hong Kong-ut, rinisin fluturimet

Autoritetet sigurojnë aereoportin e Hong Kong-ut, rinisin fluturimet

08:39, 14/08/2019
A+ Aa A-

Aeroporti Hong Kong ka rifilluar aktivitetin pas një nate kaosi dhe përleshjeve të protestuesve me policinë.

Qindra fluturime u anuluan të martën pasi protestuesit pushtuan ndërtesat e terminalit.

Në fillim të së mërkurës, fluturimet dukeshin sikur po planifikoheshin të rinisnin, megjithëse disa ende mbetën të vonuara ose anuluara.

Pas ditëve të ndërprerjeve nga protestat, autoriteti i aeroportit njoftoi se kishte marrë një urdhër të përkohshëm që ndalonte protestuesit të hynin në zona të caktuara, raporton BBC.

Në një deklaratë për shtyp, autoritetet thanë se njerëzit do të "përmbahen nga pjesëmarrja ose nga ndonjë demonstrim apo protestë tjetër në aeroport, përveç në zonën e caktuar nga autoriteti i aeroportit".

Kjo situatë vjen në kohën kur Hong Kongu hyn në javën e dhjetë të protestave antiqeveritare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco