PAMJE TË TMERRSHME/ Prifti kërkon të mbysë foshnjen gjatë pagëzimit, ndërhyn nëna

PAMJE TË TMERRSHME/ Prifti kërkon të mbysë foshnjen gjatë pagëzimit, ndërhyn nëna

19:29, 13/08/2019
A+ Aa A-

Një prift ortodoks rus është njeriu më i urryer në rrjetet sociale.

"Njeriu i zotit" i njohur me emrin Photios në kishën e qytetit Gatchina, rreth 40 kilometra larg Shën Petersburgut, është bërë protagonist i një pagëzimi që për pak mund të kishte shkaktuar vdekjen e një vogëlushi.

Ka qënë nëna e fëmijës që ka shmangur tragjedinë. 

Prifti Vasily Necheporenko, i cili shërben te kjo kishë e vogël mori fëmijën rreth 1 vjeç për ta pagëzuar në legenin me ujë të bekuar.

Sipas traditës ortodokse ruse, një fëmijë duhet të zhyten tre herë në ujë të shenjtë në mënyrë që të pagëzohet.

Veprimi nuk është pëlqyer shumë nga fëmija, i cili ka nisur të qajë. Kjo ka ngjallur zemërim te prifti, i cili e ka zhytur edhe shumë herë të tjera, në mënyrë që fëmija të pushojë së qari. 

Por as kjo metodë nuk ka mjaftuar, me priftin që ka nisur të përdorë edhe forcën.

Në atë moment  është dashur ndërhyrja e nënës së fëmijës për të ndalur veprimin e çuditshëm të priftit, që e ka komentuar veprimin si diçka normale. 

Kjo nuk është hera e parë që rituali i pagëzimit bëhet viral në internet, kryesisht nga vendet e krishtera ortodokse, si Gjeorgjia dhe Qipro.

Vitin e kaluar, një prift në rajonin jugor të Stavropolit të Rusisë u ndëshkua me një pezullim gjashtëmujor, për një veprim të ngjashëm me videon më poshtë. 

Ja pamjet:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco