Konfirmohet: Trupi i gjetur në xhungël në Malajzi është i 15 vjeçares, Nora Quoirin

Konfirmohet: Trupi i gjetur në xhungël në Malajzi është i 15 vjeçares, Nora Quoirin

15:35, 13/08/2019
A+ Aa A-

Prindërit e Nora Quoirin e kanë identifikuar trupin e saj të pajetë pasi u gjet sot pranë një ujëvare në xhunglën e Malajzisë, konfirmoi policia.

Zbulimi u bë nga një alpinist vullnetar në ditën e dhjetë të një kërkimi intensiv të zonës përreth kompleksit, ku ajo ishte me pushime.  

Trupi i saj u gjet pranë një ujëvare rreth një milje larg vilës ku po qëndronin familja kur 15-vjeçarja u zhduk. 

Prindërit e Norës, francezi Sebastien, 47 vjeç, dhe gruaja irlandeze Meabh, u përballën me fatkeqësinë e rëndë për të identifikuar trupin e vajzës së tyre në mortin e spitalit Serenbam. 

‘Adoleshentja britanike i kishte thënë familjes se ishte e lumtur që do të vizitonte një ujëvarë kur mbërriti në resort’, tha një kërkues vullnetar për MailOnline. 

Trupi u gjet pranë një përroi në një zonë që ishte kontrolluar më parë, tha Zëvendës Inspektori i Përgjithshëm i Policisë në Malajzi, Mazn Mazlan. 

Shefi i Policisë së Shtetit Mohamed Yusop tha se trupi me lëkurë të bardhë i një vajze ishte i paprekur dhe eksperti mjeko-ligjor dhe një patolog nxituan në vendngjarje pasi u bë njoftimi rreth orës 02:00 me kohën lokale.

Trupi u largua nga xhungla me helikopter dhe u dërgua në spitalin Serenbam. Ajo u gjet afër Gunung Berembun në kodrat Pantai.  

Yusop tha se një autopsi do të përcaktonte një shkak të vdekjes dhe nuk dha komente për ndonjë dëmtim të mundshëm të vajzës.F.H/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Albi14/08/2019 09:38

    10 dit kerkim dhe gjendet 1.5 km larg viles kjo me duket sikur kta kerkonin gjelpere ne kasht e jo nje njeri. Shume me vones! Gjynaf

    Shto koment

    Denonco