Hong Kongu në ‘rrugë pa kthim’,  protestat do të vazhdojnë

Hong Kongu në ‘rrugë pa kthim’, protestat do të vazhdojnë

09:08, 13/08/2019
A+ Aa A-

Protestat e përgjithshme në Hong Kong kanë hyrë në javën e dhjetë.

Situata duket akoma pa zgjidhje, pasi protestat e dhunshme po e shtyjnë Hong Kongun "në rrugë pa kthim", paralajmëroi të martën udhëheqësi i qytetit.

Protestat në aeroport vazhduan të prishin fluturimet brenda dhe jashtë qendrës financiare aziatike.

Në paraqitjen e saj të parë publike, pasi demonstruesit arritën të mbyllnin aeroportin ndërkombëtar të qytetit të hënën, Shefi Ekzekutiv Carrie Lam tha që mund të marrë një "kohë të gjatë që Hong Kongu të shërohet", por ajo këmbënguli që autoritetet ishin akoma të afta për të menaxhuar situatën .

Ajo justifikoi gjithashtu edhe reagimin e policisë pasi e quajti gjendje të jashtëzakonshme dhe policia ishte nën presion të madhë.

"E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të shkojmë kundër dhunës dhe të rindërtojmë qytetin," tha Lam.

Qindra pasagjerë mbetën të bllokuar pasi të gjitha fluturimet nisesh dhe më shumë se 70 fluturime mbërritëse u anuluan të hënën, mes skenave kaotike brenda aeroportit ndërsa mijëra demonstrues zbritën në terminalin kryesor.

Sipas faqes së internetit të aeroportit, një pjesë e vogël e fluturimeve u nisën pas mesnatës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco