Mrekulli e shkencës, Ebola tani më e parandalueshme dhe e shërueshme

Mrekulli e shkencës, Ebola tani më e parandalueshme dhe e shërueshme

08:31, 13/08/2019
A+ Aa A-

Ebola së shpejti do të jetë një sëmundje "e parandalueshme dhe e shërueshme" ku bashkimi i dy ilaçeve tregoi nivele të përmirësuara dukshëm të mbijetesës, thanë shkencëtarët.

Katër ilaçe u provuan te pacientët e paralizuar në Republikën Demokratike të Kongos, ku ka një shpërthim të madh të virusit.

Më shumë se 90% e personave të infektuar mund të mbijetojnë nëse trajtohen herët me ilaçet më efektive, tregoi studimi.

Barnat tani do të përdoren për të trajtuar të gjithë pacientët e prekur nga sëmundja në  Kongo, sipas zyrtarëve shëndetësor.

Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA (NIAID), i cili bashkë-sponsorizoi kërkimin, tha se rezultatet janë "një lajm shumë i mirë" për luftën kundër Ebola, raporton BBC.

Ilaçet, të quajtur REGN-EB3 dhe mAb114, funksionojnë duke sulmuar virusin Ebola me antitrupa, si dhe duke neutralizuar ndikimin e tij në qelizat e shëndetshme.

Ata janë "ilaçet e para që, në një studim shkencor të shëndoshë, kanë treguar qartë një zvogëlim të konsiderueshëm të vdekshmërisë" për pacientët me Ebola, tha Dr Anthony Fauci, drejtor i NIAID.

REGN-EB3 dhe mAb114 u zhvilluan duke përdorur antitrupa të marrë nga të mbijetuarit me Ebola, virus i cili ka vrarë më shumë se 1.800 njerëz në Kongo, vitin e kaluar.

Dy kërkimet e tjera, të quajtura ZMapp dhe Remdesivir, janë hequr nga studimet pasi janë parë të jenë më pak efektive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco