Aeroporti i Hong Kong-ut anulon të gjitha fluturimet e së hënës

Aeroporti i Hong Kong-ut anulon të gjitha fluturimet e së hënës

13:14, 12/08/2019
A+ Aa A-

Autoriteti i Aeroportit të Hong Kongut ka anuluar të gjitha fluturimet që nuk janë kontrolluar ende brenda pasdites të së hënës, pasi protestuesit antiqeveritar demonstruan paqësisht në aeroport për të katërtën ditë.

"Përvec fluturimeve të nisjes që kanë përfunduar procesin e kontrollit dhe fluturimet e mbërritjes që tashmë shkojnë në Hong Kong, të gjitha fluturimet e tjera janë anuluar për pjesën tjetër të ditës së sotme," thanë autoritetet në një deklaratë, raporton Reuters.

Trafiku në rrugët që të drejtojnë për në aeroport ishte shumë i ngjeshur dhe nuk kishte hapësira për parkimin e makinave, deklaruan autoritetet.

Protestat gjithnjë e më të dhunshme, kanë zhytur Hong Kongun në krizën e saj më serioze përgjatë dekadës së fundit dhe i kanë paraqitur një sfidë serioze Pekinit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco