Vdesin babë e bir në aksidentin tragjik, ktheheshin nga puna për të nisur pushimet

Vdesin babë e bir në aksidentin tragjik, ktheheshin nga puna për të nisur pushimet

11:01, 12/08/2019
A+ Aa A-

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në provincën e Salerno në autostradën e Mediterraneo këtë të shtunën,  ku kanë mbetur dy të vdekur dhe një i plagosur, të tre nga e njëjta familje, bëjnë me dije mediat italiane.

Viktimat, babai dhe djali nga Gela, Siçili, ishin dy punëtorë që po ktheheshin në shtëpi nga një periudhë e gjatë larg saj, pasi kishin punuar në Romë.

Shoferi me gjasë ka humbur kontrollin e makinës për shkak të një përgjumjes, thanë hetuesit. Viktimat janë Carmelo dhe Gianluca Martines, përkatësisht 67 dhe 37 vjeç.

Familja po kthehej në Gela (Caltanissetta) nga Roma për të kaluar pushimet familjare. Me ta, në sediljen e pasme të makinës, ishte edhe djali tjetër 44-vjeçar, i cili ka përfunduar në spital me disa lëndime.

Të tre kishin punuar këto kohë në kryeqytetin italian. Djali humbi jetën në vendngjarje, kurse babai, nga ana tjetër, vdiq pasi mbërriti në spital për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte marrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco