Koreja e Jugut rrit tensionin me Japoninë, e heq nga lista e preferuar e tregtisë

Koreja e Jugut rrit tensionin me Japoninë, e heq nga lista e preferuar e tregtisë

10:32, 12/08/2019
A+ Aa A-

Të hënën, Koreja e Jugut tha se ka vendosur të heq Japoninë nga lista e kombeve që marrin trajtim preferencial në tregti.  Kjo erdhi si një kundërmasë ndaj vendimit të fundit të Tokios për të zbritur statusin e tregtisë me Seulin në mes të një polemike diplomatike.

Nuk ishte e qartë se si kontrollet e shtrënguara të eksporteve të Koresë së Jugut do të ndikonin në tregtinë bilaterale.

Seul tha se kompanitë e Koresë së Jugut që eksportojnë në Japoni, do të jenë në gjendje të marrin përjashtime nga inspektimet rast pas rasti që zakonisht aplikohen për eksportet në vendet me status më të ulët tregtar dhe të kalojnë përmes një procesi të miratimit më të shpejtë, në krahasim me atë që ata gëzojnë aktualisht, raporton FoxNews.

Masat e Japonisë erdhën disa javë pasi vendosi kontrolle më të rrepta në eksporte të caktuara të teknologjisë për kompanitë e Koresë së Jugut,që mbështeten në materialet japoneze, për të prodhuar kabujt gjysmëpërçues dhe ekranet për TV dhe smartphone, të cilët janë artikujt kryesorë të eksportit të Koresë së Jugut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco