Pas dorëheqjes, Kancelari britanik Hammond merr trenin për t'u kthyer në shtëpi

Pas dorëheqjes, Kancelari britanik Hammond merr trenin për t'u kthyer në shtëpi

07:31, 12/08/2019

Duke mbajtur postin e kancelarit të Thesarit, Philip Hammond ishte për tri vite njeriu i dytë më i fuqishëm në qeverinë britanike pas ish-kryeministres Theresa May.

Por me ardhjen e Boris Johnson në krye të ekzekutivit, Hammond dha dorëheqjen.

Në mediat britanike është publikuar një foto e Philip Hammond brenda në metronë e Londrës, pasi ishte larguar nga Apartamenti nr.11 në Downing Street.

Me dy valixhe në dorë, një prej politikanëve më të fuqishëm në Britani është fotografuar teksa priste trenin në stacionin qendror të Londrës.

Ai u largua nga kompleksi qeveritar me një makinë zyrtare, me destiancion stacionin e trenit.

Philip Hammond është anëtar i Parlamentit që prej vitit 1997 dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme si ajo e ministrit të Jashtëm apo e ministrit të Mbrojtjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku12/08/2019 08:55

Këta janë qytetarë, nuk janë pashallarë feudalë.

Shto koment

Denonco