Richard Gere viziton 'Open Arms' në Detin Mesdhe, bën thirrje për ndihmë

Richard Gere viziton 'Open Arms' në Detin Mesdhe, bën thirrje për ndihmë

15:16, 09/08/2019
A+ Aa A-

Aktori hollivudian Richard Gere, ka vizituar anijen “Open Arms” me 121 emigrantë që po qëndrojnë të bllokuar në Detin Mesdhe prej një jave dhe ka shpërndarë ushqime dhe produkte të tjera.

Kjo anije shpëtimi po qëndron pranë ishullit italian të Lampedusa, pasi nuk lejohet të hyjë në portin e Italisë dhe Maltës.

Aktori 69-vjeçar gjatë kohë së qëndrimit në bord takoi disa nga emigrantët që janë larguar nga Libia. Ai i bëri thirrje të gjithëve që të mbështesin dhe të ndihmojnë këta njerëz në anijen “Open Arms”  sepse janë motrat dhe vëllezërit tanë.

Shtetet e tjera europiane nuk i janë përgjigjur ende kërkesës për ti dhënë një zgjidhje anijes që po qëndron në det të hapur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco