Protestuesit mblidhen në aeroportin e Hong Kongut për të tretën dite rradhazi

Protestuesit mblidhen në aeroportin e Hong Kongut për të tretën dite rradhazi

09:49, 09/08/2019
A+ Aa A-

Protestuesit janë mbledhur në aeroportin e Hong Kongut, duke shënuar fillimin e ditës së tretë të tubimeve të paautorizuara në territorin kinez.

Aktivistët e veshur me të zeza, janë mbledhur në sallën e mbërritjeve të udhëtarëve duke tundur parulla, për të rritur ndërgjegjësimin e vizitorëve ndërkombëtarë.

Protestat të mëdha kanë kapur Hong Kongun për javë të tëra, duke filluar me zemërimin ndaj një projektligji për ekstradim dhe duke maksimalizuar kërkesat për liri më të mëdha.

Ish kolonia Britanike është pjesë e Kinës, por gëzon më shumë autonomi.

Ajo ka një shtyp të lirë dhe pavarësi gjyqësore nën moton "një vend, dy sisteme" – por liritë e aktivistëve po shkatërrohen gjithnjë e më shumë.

Ata kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi brutalitetin e policisë gjatë protestave, tërheqjen e plotë të projekt-ligjit të ekstradimit dhe dorëheqjen e liderit të Hong Kong-ut, Carrie Lam.

Pekini ka paralajmëruar demonstruesit që të mos "luajnë me zjarrin" ose "të nënvlerësojnë vendosmërinë e fortë të qeverisë qendrore", raporton BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco