Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Kandidati për president në SHBA premton zbulimin e madh

Kandidati për president në SHBA premton zbulimin e madh

22:42, 08/08/2019
A+ Aa A-

Kandidati demokrat për garën presidenciale në SHBA, Bernie Sander, ka premtuar se nuk do të fshehë ndonjë informacion nëse mëson se ka të dhëna ndaj UFO-ve, duke treguar se do të kërkojë menjëherë sa ta marrë postin e presidentit.

Duke folur në radio lokale gjatë së martës, i pyetur nga gazetari nëse do të publikojë të dhëna rreth alienëve nëse zgjidhet president, Sanders u përgjigj pozitivisht.

‘Më lejoni t’ua them këtë: gruaja ime do të kërkonte që ju ta dini’ tha ai me humor.

Por gazetari përsëri insiston që ta bëjë këtë premtim, dhe Sanders i përgjigjet ‘Në rregull, do të ju tregoj’.

Sanders konsiderohet si njëri ndër kandidatët kryesorë për ta marrë kandidimin për president nga Partia Demokratike.

Në krye të sondazheve për momentin gjendet Joe Biden, i cili ka shërbyer edhe si zv.president në administratën Obama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku09/08/2019 07:37

E majta gjithandej është kthyer në UFO, nuk jeton në Tokë midis njerëzve dhe halleve të tyre. Sapo pushtat marrin pushtetin, turren të vjedhin e të pasurohen, si rrjedhim varfërohet vendi dhe populli. Shikoni si përfunduan Obamat, Klintonët, Tony Bler & CO, erdhën në pushtet vetëm me brekë, dolën nga pushteti miliarderë. Shikoni Fatos Nanon, Ilir Metën, E Dramën, erdhën në pushtet pa brekë, sot janë miliarderë. E Drama është një nga pasanikët më të mëdhej në Glob, "vetëm" me rroga shteti. Për pak harrova, E Drama shet vepra arti, piktura dhe këpordha, i bën në orar të punës së shtetit, është biznesmeni më i madh që egziston, ka 3 milion skllevër.

Shto koment

Denonco