Sondazhet/ Amerikanët e duan Trump më shumë se në 2016, popullariteti i tij 44%

Sondazhet/ Amerikanët e duan Trump më shumë se në 2016, popullariteti i tij 44%

12:19, 08/08/2019
A+ Aa A-

Donald Trump si president aktual, por edhe si pretendent për një mandat të dytë, ngjan sikur nuk interesohet për zgjerimin e bazës së tij elektorale. Sidoqoftë, ai duket se ka fituar mbështetjen e më shumë votuesve, pasi përqindja e amerikanëve që thonë se kanë një qëndrim pozitiv ndaj tij është rritur ndjeshëm që nga zgjedhjet e vitit 2016.

Në bazë të të dhënave, në muajt e fundit, siç thekson New York Times, sondazhet e disa prej kompanive më të mëdha dhe më të besuara, tregojnë se vlerësimi pozitiv i punës së presidentit ka tejkaluar çdo tregues të mëparshëm gjatë mandatit të tij.

Miliona Amerikanë që në atë kohë thanë se nuk donin ta shihnin Donald Trump si President të SHBA-ve, tani e mbështesin atë. Shkalla e popullaritetit të tij nga 2016 deri më sot është rritur me 10%, dhe aktualisht qëndron në  nivelin e 44%. Për më tepër, vlerësimi pozitiv i punës së Donald Trump është i qëndrueshëm në krahasim me presidentët e tjerë dhe më i lartë se sa besuan disa analistë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco