Situata në rajonin e Kashmirit/ OKB: Thellësisht shqetësuese, përkeqësohen të drejtat e njeriut

Situata në rajonin e Kashmirit/ OKB: Thellësisht shqetësuese, përkeqësohen të drejtat e njeriut

10:28, 08/08/2019
A+ Aa A-

Kombet e Bashkuara kanë thënë se kufizimet e fundit të vendosura ndaj Kashmirit të administruar nga India, janë thellësisht shqetësuese dhe "do të përkeqësojnë situatën e të drejtave të njeriut".

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara, nënvizoi një ndalesë të lidhjeve telefonike, arrestimin arbitrar të udhëheqësve lokal dhe një ndalim për asamblenë politike të rajonit.

Kombet e Bashkuara thanë se këto ndalesa do t'i pengonin njerëzit të "marrin pjesë plotësisht në debat demokratik për statusin e ardhshëm të Kashmirit".

SHBA-ja e shqetësuar me zhvillimet në Kashmir

Rajoni i Kashmirit pretendohet në tërësi nga India dhe Pakistani, por të dyja këto vende, kontrollojnë vetëm nga një pjesë të tij.

Ekziston një kryengritje e gjatë për ndarje nga ana indiane, e cila ka çuar në mijëra vdekje gjatë tre dekadave.

Kushtetuta e Indisë i mundësonte rajonit të administruar prej saj, të kishte autonomi të gjërë, mirëpo të hënën, India e revokoi nenin 370 të Kushtetutës dhe vendosi mijëra forca ushtarake në rajon.

Pakistani do ta sfidojë vendimin e Indisë për Kashmirin

Si përgjigje, Pakistani ka njoftuar për planet që të dëbojë diplomatin më të lartë të Indisë dhe të pezullojë tregtinë, duke thelluar mosmarrëveshjet me rivalin e saj bërthamor, Indinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco