VIDEO/ 2 gra me veshje myslimane kapen duke vjedhur në supermarket

VIDEO/ 2 gra me veshje myslimane kapen duke vjedhur në supermarket

12:49, 07/08/2019
A+ Aa A-

Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur dy gra me veshje muslimane fshehën deri në 20 artikuj për të cilët dyshohet se u përpoqën t’i vidhnin në një market dhe i vendosën brenda rrobave të tyre.

Incidenti besohet të ketë ndodhur në një supermarket në Dagenham, në lindje të Londrës dhe u nda nga mijëra njerëz në internet sot.

Turma të blerësve u mblodhën rreth grave, ndërsa nxirrnin sende nga veshja fetare, ndërsa ishin të rrethuar nga siguria dhe stafi.

Njëra nga të dyshuarat më pas ngre rrobat e saj për t’i treguar sytjenat dhe mbathjet dhe për të provuar se nuk kishte rrëmbyer asgjë nga raftet.

Një person i cili ka filmuar incidentin dëgjohet duke i thënë gruas ndërsa ajo largohet: 'Ju nuk jeni as myslimane, fshijini lotët dhe hiqini ato veshje që mbani’.

Nuk dihet nëse gratë janë arrestuar ose kanë ikur por padyshim shumë kanë menduar se ato kanë shfrytëzuar veshjen e tyre prej myslimanesh për të kryer këtë vjedhje.

Videoja u postua shpejt dhe u shpërnda nëpër mediat sociale dje, megjithatë ky incident nuk është raportuar në polici.

Klipi tregon gratë, të cilat ishin të veshura me një veshje tradicionale të zezë, duke qenë të rrethuara nga shumë staf i supermarketit dhe për këtë arsye edhe janë filmuar dhe madje shumë persona janë bërë edhe dëshmitarë të ngjarjes.

Ndërsa videoja vazhdon, bëhet e qartë që gratë po nxjerrin një sërë produktesh, nga të brendshmet e tyre duke përfshirë konfeksione të ndryshme dhe madje edhe kuti qumështi.

Pasi kanë bërë dorëzimin e plotë të 20 produkteve të cilat tentuan t’i vidhnin gratë janë larguar por nuk dihet ende nëse kanë shkuar diku me saktësi.f.h/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco