SHBA thirrje Japonisë ti bashkohet misionit detar në Gjirin Persik

SHBA thirrje Japonisë ti bashkohet misionit detar në Gjirin Persik

12:32, 07/08/2019
A+ Aa A-

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Mark Esper, tha se është koha që Tokio ta "konsiderojë me forcë" anëtarësimin në misionin e udhëhequr nga SHBA. Disa aleatë të SHBA-së e kanë refuzuar thirrjen, duke thënë se një qasje evropiane është mënyra e vetme për të zgjidhur krizën e shpalosur.

Të mërkurën, Mark Esper, i kërkoi Japonisë ti bashkohej operacionit të sigurisë detare të udhëhequr nga SHBA në Gjirin Persik, raportoi DW.

"Të gjitha vendet që kanë interes për lirinë e lundrimit dhe lirinë e tregtisë, duhet ta konsiderojë veten të përfshirë në monitorimin e ngushticës," tha Esper gjatë udhëtimit të tij të parë zyrtar jashtë vendit.

Pas bisedimeve dypalëshe, Ministri Japonez i Mbrojtjes Takeshi Iwaya, tha se ai do ta konsiderojë mënyrën sesi Tokio mund të kontribuojë në mbrojtjen e anijeve në vijën strategjike. Megjithatë, ai vuri në dukje se Japonia do të duhet të marrë parasysh marrëdhëniet e saj me aktorët rajonalë, përfshirë Iranin.

Që nga maji, disa tanke nafte janë sulmuar në ngushticën e Hormuzit, një nga kalimet detare më me trafik në botë.

Shtëpia e Bardhë ka akuzuar forcat iraniane për sabotim të anijeve në ngushticën strategjike. Si përgjigje, SHBA vendosi një operacion shumëkombësh për të garantuar lirinë e lundrimit. Mbretëria e Bashkuar u bashkua me të në fillim të kësaj jave, pasi një tank me flamur britanik u kap muajin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco