‘Puthja e vdekjes’, çifti bie nga 15 m lartësi pasi puthen

‘Puthja e vdekjes’, çifti bie nga 15 m lartësi pasi puthen

12:21, 07/08/2019
A+ Aa A-

Ndodh që pasioni të merr jetën. Një vajzë dhe një djalë nga Peruja u rrëzuan nga ura 15 metra e lartë kur po shkëmbenin puthje.

Sipas mediave të huaja, viktimat janë identifikuar si Maybeth Espinoz, 34 vjeçe dhe Hector Vidal, 36 vjeç. Tragjedia ndodhi të shtunën e kaluar, kur ata dolën nga një klub nate rreth orës 1 të mëngjesit.

Momenti i frikshëm është filmuar nga kamerat CCTV. Aty vihet re se po përqafoheshin kur pasioni i tërhoqi pas dhe humbën balancën duke u rrëzuar drejt vdekjes.

Nuk dihet nëse ata ishin të dehur apo ishte një moment pakujdesia që u mori jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco