Problemet e IT-së, bllokojnë fluturimet e British Airways

Problemet e IT-së, bllokojnë fluturimet e British Airways

11:06, 07/08/2019
A+ Aa A-

Problemet me sistemet e IT-së të British Airways, i lënë pasagjerët të përballen me vonesa fluturimi dhe radhë të gjata në aeroporte, në mes të periudhës së pikut të pushimeve të verës.

Linja ajrore, në pronësi të International Airlines Group (ICAG.L), u kërkoi falje klientëve për avarinë e krijuar dhe tha se ekipi i saj teknik po punonte për të zgjidhur sa më shpejt problemin.

Kompania nuk do të konfirmonte se sa njerëz janë prekur nga problemet e IT-së, por disa klientë raportuan se kompania nuk ishte në gjendje ta kontrollonte numrin e klientëve të bllokuar, ndërsa të tjerët postuan fotografi të tyre të ngujuar në avionë, të pamundur për të zbritur në aeroporte, përfshirë Gatwick në Londër dhe Newcastle në veri të Anglisë , raporton Reuters.

British Airways tha se po përjetonte disa probleme të sistemit që prekin kontrollin dhe nisjet e fluturimeve. Shkaku i menjëhershëm i problemit teknik ishte i paqartë.

British Airways, pak më shumë se një vit më parë u detyrua të anulojë fluturimet në Heathrow, aeroporti më i madh i Evropës, pas problemeve me sistemin e IT të të një furnizuesi. Dhe në maj të 2017, një dështim masiv i sistemit kompjuterik për shkak të një çështje të furnizimit me energji, la 75,000 klientë të bllokuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco