Pushimet e gruas më të fuqishme në botë, një dekadë te i njëjti vend

Pushimet e gruas më të fuqishme në botë, një dekadë te i njëjti vend

20:22, 30/07/2019
A+ Aa A-

Gjithkush e meriton të pushojë- gjithashtu edhe Angela Merkel (65 vjeç, CDU). Pas ndryshimeve stresuese në Ministrinë e Mbrojtjes dhe pas dridhjeve të saj në pritjet publike, kancelarja me siguri e ka fituar paqen e saj.

Ajo dhe bashkëshorti, Joachim Sauer (70 vjeç), tani po kalojnë disa ditë në një hotel në Sulden në Tirolin Jugor. Pushime me panoramë malore.

Sulden (italisht: Solda) është një fshat me mbi 400 banorë në malet e Tirolit. Atje, legjenda e alpinizmit Reinhold Messner (74 vjeç) ka krijuar një vend të rehatshëm dhe po rrit një tufë bagëtish. Merkel dhe Messner janë janë miq prej shumë vitesh.

Për Merkelin, ky fshat ndoshta rrezaton diçka idilike- ai e tërheq përsëri e përsëri atë. Kancelarja pëlqen të endet, Solda duket se është perfekte për këtë.

Kur Merkel udhëton për pushime, atëherë vjen edhe helikopteri! Nga Bayreuth (Merkel vizitoi festivalin ‘Richard Wagner’ atje) ajo u nis me mjet të policisë federale dhe zbarkoi të hënën pasdite në aeroportin e Innsbruck. Prej atje ajo udhëtoi me makinë drejt fshatit Solda, njofton agjencia italiane Ansa.

Në Bayreuth nisën të ziejnë thashethemet: Pse Merkel erdhi vetëm? A e la ajo në shtëpi bashkëshortin, Joachim Sauer (profesioni: profesor kimie)?

Përgjigjia: Jo! Ai mbërriti më vonë.

Përveç kancelares, një tjetër personazh i famshëm politik është aktualisht në Tirolin e Jugut: presidenti federal Frank-Walter Steinmeier (63 vjeç) po i kalon pushimet e tij në komunën e Rittenit./ Bild

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco