VIDEO/ 17 të vrarë nga përplasja e një avioni të ushtrisë në një zonë të banuar

VIDEO/ 17 të vrarë nga përplasja e një avioni të ushtrisë në një zonë të banuar

08:46, 30/07/2019
A+ Aa A-

Të paktën 17 njerëz janë vrarë pasi një aeroplan i vogël ushtarak u rrëzua në një zonë banimi në afërsi të qytetit pakistanez Rawalpindi.

Pesë anëtarë të ekuipazhit dhe 12 civilë kanë vdekur, raportuan mediat lokale duke cituar një deklaratë të ushtrisë. Dymbëdhjetë persona janë të plagosur.

Avioni ishte në një fluturim rutinor stërvitjeje kur u rrëzua dhe ndezi një zjarr i cili përfshiu disa shtëpi.

Nuk ishte e qartë se çfarë shkaktoi përplasjen dhe çfarë lloj avioni ishte.

Rawalpindi, është vendi i selisë së ushtrisë afër kryeqytetit Islamabad.

Avioni, i cili ishte pjesë e njësisë së aviacionit të ushtrisë pakistaneze, u rrëzua në orët e para të së martës.

Një oficer i ushtrisë i cili ndodhej në vendngjarje,  tha për median e lajmeve Reuters se "avioni goditi anën e ndërtesës dhe struktura e saj u rrëzua dhe u shemb plotësisht".

Image

Gjithashtu një turmë e banorëve lokalë, disa duke qarë me dënesë, u mblodhën në zonën e banimit ku ndodhi incidenti, tha agjensia e lajmeve AFP.

"U zgjova nga zhurma e një shpërthimi të madh," tha banori Mohammad Sadiq.

"Njerëzit ishin duke bërtitur, ne u përpoqëm t'i ndihmonim ata por flakët ishin shumë të larta dhe zjarri ishte tepër i fortë".

Një tjetër banor tha se avioni dukej që ishte në zjarr para se të rrëzohej.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan ndërtesa të nxira që ishin zvogëluar në rrënoja.

Një reporter nga AFP tha se tymi ishte ende prezent duke u ngritur nga mbeturinat, si dhe copa të aeroplanit ishin të dukshme në një çati aty pranë.

Në vitin 2010, një aeroplan që operonte në linjën ajrore private Airblue u rrëzua pranë Islamabad, duke vrarë të gjithë 152 njerëz në bord, e cila njihet si katastrofa ajrore më vdekjeprurëse në historinë e Pakistanit. /Burimi BBC/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco