EMRI/ Senati amerikan konfirmon Sekretarin e ri të Mbrojtjes

EMRI/ Senati amerikan konfirmon Sekretarin e ri të Mbrojtjes

21:00, 23/07/2019
A+ Aa A-

Me 90 vota pro dhe 8 kundër, Senati amerikan konfirmoi të martën emërimin e Mark Esper në postin e Sekretarit të Mbrojtjes.

Sipas asaj që raporton Zëri i Amerikës, votimi i dha fund procesit që zgjati shtatë muaj dhe që shënon kohën më të gjatë në histori që Pentagoni qëndroi pa udhëheqës.

Esper, veç përvojës ushtarake ka qenë edhe lobist në industrinë e mbrojtjes.

Pozita e Sekretarit të Mbrojtjes ngeli bosh që kur shefi i parë i mbrojtjes në administratën Trump, Jim Mattis dha dorëheqjen pas një serie mosmarrëveshjesh politike me Presidentin.

Ai kishte ofruar mundësinë e qëndrimit në post edhe për dy muaj para se të largohej, por Presidenti Trump i tha jo.

Zoti Esper ka premtuar se një ndër përparësitë e tij është zgjidhja e problemeve të udhëheqjes në Pentagon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco