Jepet alarmi/ Temperaturat pritet të arrijnë në 45 gradë celcius

Jepet alarmi/ Temperaturat pritet të arrijnë në 45 gradë celcius

19:43, 23/07/2019
A+ Aa A-

Evropa është përfshirë sërish nga një tjetër valë e të nxehtit ekstrem, me termometrin që i kalon 40 gradët.

Në Francë është vendosur alarmi portokalli, për shkak të të nxehtit ekstrem.

Pritet që përgjatë kësaj jave temperaturat në Paris të arrijnë deri në 45 gradë Celcius.

Autoritetet në gjithë vendin po zbatojnë planin e emergjencës, duke hapur për kalimtarët hapësira me ajër të kondicionuar brenda ndërtesave publike.

Rreth një muaj më parë në Francë humbën jetën 8 persona për shkak të të nxehtit.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Britaninë e Madhe, Spanjë dhe Portugali, ku qytetarëve u është bërë thirrje që të mos dalin në orët e pikut.

Kjo valë e të nxehtit do të zgjasë edhe për disa ditë, pasi një rrymë e ftohte ajri është duke iu afruar vendit, që pritet të sjellë shira dhe stuhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco