'Chandrayaan-2': India nis misionin e dytë drejt Hënës

'Chandrayaan-2': India nis misionin e dytë drejt Hënës

13:45, 22/07/2019
A+ Aa A-

India ka përfunduar me sukses misionin e saj të dytë Hënor një javë pasi ka ndërprerë nisjen e planifikuar për shkak të një pengese teknike.

'Chandrayaan-2' u nis në orën 14:43 lokale ditën e sotme nga Stacioni i Hapësirës Sriharikota.

Shefi i Stacionit Hapësinor të Indisë tha se agjencia e tij kishte bërë të pa mundurën pas përpjekjes së parë të ndërprerë.

India shpreson se misioni prej 145 milionësh dollarë do të jetë i pari që do të mbërrijë në polin jugor të Hënës.

Anija kozmike ka hyrë në orbitën e Tokës, ku do të qëndrojë për 23 ditë përpara se të fillojë një seri manovrash që do ta dërgojnë atë në orbitën e Hënore.

Ngritja u transmetua drejtpërdrejt në TV dhe në llogaritë zyrtare të mediave sociale të Agjencisë së Hapësirës.

Ka pasur duartrokitje pas fillimit në momentin pasi raketa u ngrit në drejtim të atmosferës së jashtme.

Për herë të parë në historinë e hapësirës së Indisë, një ekspeditë ndërplanetare udhëhiqet nga dy gra - Muthaya Vanitha, drejtore e projektit dhe Ritu Karidhal, drejtore e misionit. f.h/SYRI.NET

    Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco