Shpallet gjendje emergjence nga vapa ekstreme

Shpallet gjendje emergjence nga vapa ekstreme

13:26, 22/07/2019
A+ Aa A-

SHBA dhe Kanadaja kanë nisur të preken nga vala e të nxehtit ekstrem, që pritet të vijojë gjithë javën e ardhshme. Rrymat e ajrit të nxehtë kanë nisur të prekin brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara nga sot.

Meteorologët parashikojnë që mbi 200 milionë banorë të preken nga pasojat e valës ekstreme të të nxehtit. Temperaturat pritet të tejkalojnë 38 gradë Celcius.

Kryebashkiaku i New York-ut, Bill de Blasio shpalli gjendjen e emergjencës duke vënë në gatishmëri ekipet e emergjencës për të përballuar situatat e pazakonta të valës së të nxehtit, që këtë vit ka thyer rekordet e mëparshme në të gjithë botën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco