Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Rritet tensioni, Kryeministrja britanike thërret mbledhje emergjente për krizën me Iranin

Rritet tensioni, Kryeministrja britanike thërret mbledhje emergjente për krizën me Iranin

11:32, 22/07/2019
A+ Aa A-

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, e ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të komitetit “Cobra” të hënën pas konfiskimit të një anije britanike nga Irani në Gjirin Persik.

Pritet që kryeministrja në këtë takim të informohet me zhvillimit më të reja nga ministrat dhe zyrtarët dhe të diskutohet për ruajtjen e sigurisë së lundrimit në këtë pjesë të botës.

Ky takim vjen pas raportimeve se ministrat britanikë janë duke e shqyrtuar ngrirjen e aseteve iraniane.

Ministri i jashtëm britanik, Jeremy Hunt, pritet të raportojë para deputetëve më vonë gjatë ditës lidhur me masat që do t’i ndërmarrë qeveria.

Ministri i mbrojtjes, Tobias Ellëood, tha se është e pamundur që të përcillen të gjitha anijet dhe se duhet të investohen më shumë mjete financiare në forcat detare, nëse Britania dëshiron të ketë rol në skenën ndërkombëtare.

Të premten, anija “Stena Impero” u konfiskua nga Rojet Revolucionare të Iranit në Ngushticën e Hormuzit pasi Irani tha se ajo i ka shkelur rregullat ndërkombëtare të lundrimit, shkruan “BBC”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco