'Themeluesin e pret dënimi me vdekje'/ Pompeo i sigurtë: Assange do të ekstradohet në SHBA

'Themeluesin e pret dënimi me vdekje'/ Pompeo i sigurtë: Assange do të ekstradohet në SHBA

23:16, 21/07/2019
A+ Aa A-

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është shprehur sot besimplotë se,  Britania e Madhe do të ekstradojë themeluesin e “WikiLeaks” Julian Assange në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është i akuzuar për spiunazh, për të cilin rrezikon edhe dënimin me vdekje.

“Ne tashmë kemi bërë kërkesën, kështu që ai do të ekstradohet në SHBA,” tha Pompeo për mediat e Ekuadorit, gjatë vizitës që bëri në këtë shtet.
Ai nuk deshi të komentojë më shumë rastin, por shtoi se “administrata e SHBA-së beson se njeriu që ekspozoi dhe kërcënoi jetën e ushtarëve amerikanë, duhet të dënohet”, është shprehur numri dy i SHBA-ve.

Seanca dëgjimore për ekstradimin e mundshëm të Assange në SHBA do të mbahet në Londër nga fundi i shkurtit të vitit të ardhshëm.

Assange aktualisht ndodhet në një burg të Londrës, ku vuan dënimin prej 50 javësh për shkak të shkeljes së kushteve të kaucionit, pasi ka kaluar 7 vite në ambasadën e Ekuadorit në Londër, në mënyrë që të shmangte ekstradimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco