Restaurimi i “Notre Dame”/ Donatorët më të mëdhenj japin 18 milionë £ 'paradhënie'

Restaurimi i “Notre Dame”/ Donatorët më të mëdhenj japin 18 milionë £ 'paradhënie'

22:19, 20/07/2019
A+ Aa A-

Dy miliarderë që u zotuan për të ndihmuar në rindërtimin e “Notre Dame”, kanë dhuruar më në fund 18 milionë £, pasi i turpëruan publikisht.

Më i pasuri i Francës premtoi se do të dhuronte 800 milionë £, për të ndihmuar në rindërtimin e “Notre Dame”, pas zjarrit, por muajin e kaluar një përfaqësues i Fondacionit “Notre Dame”, ka thënë se askush nuk ka dhënë asnjë qindarkë, deri më tani.

Bernard Arnault, i cili është pronar i markave “Fendi” dhe “Louis Vitton”, si dhe Francois Pinault, i cili zotëron markën “Gucci”, dhuruan paratë si një ‘paradhënie’, për të ndihmuar në sigurimin e ndërtesës, në mënyrë që të fillojë restaurimi.

Zyrtarët shprehen se shumë prej personave që dolën vullnetarë në dhurimin e parave, për të rindërtuar “Notre Dame” kanë pritur për të dëgjuar se çfarë do të përfshijë restaurimi, përpara se ata të vendosin se për cilën pjesë do të paguajnë!

Skuadrat e specializuara po punojnë ende për ta bërë ndërtesën të sigurt, sepse disa pjesë të ndërtesës janë delikate, pasi zjarri e la strukturën e tij të paqëndrueshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco