Pamje të tmerrshme kanë zbuluar një grua e cila godet keq me kokë dhe më pas me grushte një burrë në një bar, duke e lënë atë të mbuluar me gjak derisa ajo më pas goditet nga një tjetër grua.
Viktima mbetet e mbuluar me gjakun që i zbret poshtë fytyrës pas sulmit që besohet të ketë ndodhur në Glasgow të shtunën.
Shikuesit e habitur thjesht e ndjekin sherrin për disa sekonda para se dikush të ndërhyjë për të qetësuar situatën.
Viktima, e cila në asnjë moment nuk lufton, përfundimisht e shtyn gruan, që më tej bie.
Videoja duket se është marrë në një sistem CCTV – dhe mban datën 13 korrik.
Ky klip u ngarkua në Twitter nga Gary McKay, nga Glasgow, dje në mbrëmje me titull: 'Ajo duket një Zonjë e bukur'.
Disa përdorues të medias sociale spekuluan se sulmi ndodhi në Easterhouse, një periferi në buzë të Glasgou, apo Airdrie. /f.h/SYRI.NET
© SYRI.net