Egjipti nis restaurimin e varrit të Tutankhamun pas thuajse 100 vitesh

Egjipti nis restaurimin e varrit të Tutankhamun pas thuajse 100 vitesh

11:26, 19/07/2019
A+ Aa A-

‘Ekspertët kanë filluar punën e restaurimit të arkivolit të artë të mbretit Tutankhamun të Egjiptit për herë të parë që nga zbulimi i varrit në vitin 1922’, njoftoi këtë të mërkurën Ministria e Antikiteteve egjiptiane.

Arkivoli dhe koleksioni i thesareve të varrit të Tutankhamonit pritet të jenë në qendër të Muzeut të ri të Egjiptit të Madh (GEM) që Egjipti do të hapë vitin e ardhshëm pranë Piramidave të Gizës.

Arkeologu britanik Haward Carter zbuloi varrin e dinastisë së 18-të në Luginën e Mbretërve në Luxor në vitin 1922. Varri ishte i paprekur dhe përfshinte në brendësi të tij rreth 5.000 artefakte.

Arkivoli u transportua nga Egjipti jugor në GEM tri ditë më parë "për t'u restauruar për herë të parë që nga zbulimi i varrit".

"Ai ka pësuar shumë dëme, duke përfshirë çarje në shtresat e arta të llaçit dhe një dobësi të përgjithshme në të gjitha shtresat e arta", tha Eissa Zidan, Udhëheqëse e Departamentit të Restaurimit të Ndihmës së Parë në GEM (Muzeu i Madh Egjiptian).

"Puna e restaurimit do të zgjasë rreth tetë muaj", shtoi ai.

Egjipti ka njoftuar më parë se GEM, i cili është në ndërtim e sipër prej rreth 15 vjetësh dhe është pjesërisht i financuar nga Japonia, do të hapet zyrtarisht deri në fund të vitit 2020./f.h/SYRI.NET

 


 

    Image

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco