Shkon në 23 numri i të vdekurve në Japoni pas zjarrit që shkrumboi studion e filmave të animuar

Shkon në 23 numri i të vdekurve në Japoni pas zjarrit që shkrumboi studion e filmave të animuar

11:08, 18/07/2019
A+ Aa A-

Të paktën 23 vetë janë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas një sulmi me zjarrvënie në një studioje animacioni në Kioto të Japonisë, thanë zyrtarët lokalë të emergjencës.

Media lokale citoi policinë të thoshte se një njeri hyri në studion e Kyoto Animation të enjten në mëngjes. Policia thotë se i dyshuari, një 41-vjeçar, hidhte spërkati godinën me benzinë para se ti vinte flakën.

Disa njerëz ende mbeten të pagjetur, njoftoi transmetuesi NHK.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në spital me lëndime.

Si ndodhi incidenti?
Zjarri shpërtheu në ndërtesën 3-katëshe të enjten rreth orës 10:30 të orës lokale (01:35 GMT). Operacionet e shpëtimit janë ende në vendngjarje.

Policia gjithashtu gjeti thika në vendngjarje, thonë mediat lokale.

NHK tha se burri ishte dëgjuar duke thënë “vdisni” ndërsa i vuri zjarrin ndërtesës.

Nuk është e qartë se çfarë lidhje mund të ketë pasur ai me kompaninë.
Dëshmitarët okularë përshkruan një shpërthim të fuqishëm, të ndjekur nga një ferr që përpinte ngadalë ndërtesën.

Mendohet se më shumë viktima mund të jenë ende në katin e fundit, i cili ishte i mbushur me tym të dendur.

“Disa njerëz të tjerë duket se nuk kanë arritur të shpëtojnë në katin e dytë”, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrit për AFP.

Zyrtarët japonezë thanë se të paktën 23 vetë ishin të vdekur ose “në arrest kardio-pulmonar” – një formulim i përdorur në mënyrë rutinore në Japoni për viktimat që kanë vdekur, por vdekjet e të cilëve ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Një zyrtar i zjarrit u tha gazetarëve se së paku 10 viktima ishin gjetur në shkallët që lidhnin katin e dytë.

Rreth 36 persona janë në spital, disa në një gjendje kritike, thonë raportet.

Rreth 70 vetë ishin në ndërtesë, kur zjarri filloi, thonë zyrtarët e zjarrit.

Kush është i dyshuari?
Raportet e fundit thonë se burri nuk është një ish-punonjës dhe nuk ka lidhje të dukshme me studion.

Disa gazeta japoneze thonë se i dyshuari u largua nga ndërtesa drejt një stacioni aty pranë, pasi zjarri filloi, por ra në tokë.

“Një person me flokë të ndezur ishte shtrirë dhe kishte gjurmë gjaku”, tha një grua 59-vjeçare që jetonte aty pranë për agjencinë e lajmeve Kyodo. BBC

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco