Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Zjarri në studion e filmave vizatimorë, 12 të vdekur në Japoni

Zjarri në studion e filmave vizatimorë, 12 të vdekur në Japoni

09:14, 18/07/2019
A+ Aa A-

Të paktën 12 persona kanë vdekur pas një zjarrvënie në një studio të filmave vizatimor në Kioto të Japonisë.

Një njeri i paidentifikuar hyri në studion Kyoto Animation Co dhe hodhi përreth një lëndë të lëngshme të papërcaktuar ende.

Janë raportuar edhe dhjetëra persona të plagosur. Ndërsa rreth 30 njerëz rezultojnë të zhdukur.

I dyshuari është arrestuar dhe u dërgua në spital me lëndime.

Para se ti vendoste flakën ndërtesës i dyshuari kishte thënë: "vdisni".

Zjarri shpërtheu në ndërtesën tre-katëshe të enjten rreth orës lokale 10:30.

Operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco