Shpenzoi shumë, dorëhiqet numri dy i qeverisë

Shpenzoi shumë, dorëhiqet numri dy i qeverisë

16:17, 17/07/2019
A+ Aa A-

Numri dy i qeverisë franceze, François de Rugy, i gjendur për ballë një seri akuzash në lidhje me modelin e jetesës shumë të shtrenjtë, njoftoi sot dorëheqjen e tij nga Ministria e Ekologjisë, një prej prioriteteve kryesore të presidentit, Emmanuel Macron.

Presidenti francez ka bërë të ditur se e ka pranuar dorëheqjen dhe ka nënvijëzuar se bëhet fjalë për një vendim personal.

Në moshën 45 vjeçare, Rugy, ish-anëtar i Partisë Ekologjike që bëri aleancë me presidentin, Macron, ishte në prag të largimit prej disa ditësh pas publikimeve në seri nga faqja informative në internet ‘Mediapart’.

Në klimën e protestave të jelekëve të verdhë ndaj ‘politikës së elitave’, zbulimet e fundit mbi jetën e François de Rugy kanë shkaktuar zemërata.

De Rugy u përpoq të mbrojë veten dhe të justifikonte sipas nevojës shpenzimet e tij luksoze.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco