Im bir është Princeshë Diana, e rimëshëruar: Kam prova!

Im bir është Princeshë Diana, e rimëshëruar: Kam prova!

12:58, 16/07/2019
A+ Aa A-

Fëmijët gjithmonë thonë gjëra të bukura dhe për të qeshur, por këto dy vitet e fundit një 4-vjeçar ka thënë gjëra që ia ka turbulluar mendjen prindërve të tij. Sipas prezantuesit të Australian TV, David Campbell, djali i tij Billy mendon se është rimishërimi i Princeshës Diana dhe pretendon se kujton detaje nga jeta e saj.

Në një shkrim për “Stellar Magazine”, 45-vjeçari e përshkruan këtë ngjarje si një nga më të çuditshmet që ka përjetuar ndonjëherë. Ai thotë se djali i tij filloi të fliste fillimisht për princeshën e famshme në moshën dyvjeçare. Vogëlushi drejtonte gishtin në fotot e saj dhe thoshte: “Shikoni, jam unë kur isha princeshë”.

Pavarësisht se nuk i kishin mësuar asgjë mbi familjen mbretërore, Billy vazhdoi me komentet e çuditshme. Njëherë ai i tha prindërve se kishte një vëlla të quajtur John. Në fakt ky është vëllai i Princeshës Diana, i cili vdiq për para se ajo të lindte. Por më e çuditshmja ishte kur 4-vjeçari përmendi dy “djemtë”, William dhe Harry.

Sikur të mos mjaftonte, vogëlushi përshkroi edhe rezidencën e preferuar të princeshës, ndërtesë të cilën 4-vjeçari nuk e ka vizituar kurrë.

“Për një mikun tonë skocez, ai pretendoi se kur ishte Princeshë Diana shkonte në një kështjellë. Sipas tij kështjella kishte “njëbrirësh” dhe quhej Balmoral”, tha babai.

“Njëbrirëshi është kafsha kombëtare e Skocisë dhe ka nëpër mure, por si i di ai të gjitha këto?”, mësohet të jetë shprehur më tej David.

Por deklarata më shokuese e Billy-t është lidhet me aksidentin e Princeshës Diana.

“Lisa i tregoi një foto të Dianës. Billy tha: Jam unë princeshë. Pastaj një ditë sirenat erdhën dhe unë nuk isha më princeshë”,tregoi David.

Princeshë Diana u martua me Princin Charles dhe patën dy fëmijë së bashku. Ajo ndërroi jetë në një aksident tragjik në Paris më 31 gusht të 1997-s./abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco