Rritje rekord e popullsisë gjermane prej emigracionit nga Evropa lindore

Rritje rekord e popullsisë gjermane prej emigracionit nga Evropa lindore

12:50, 16/07/2019
A+ Aa A-

Berlin – Popullsia e Gjermanisë kapi një rekord prej 83 milionë njerëzish vitin e fundit, më së shumti prej emigracionit, emigracionit nga Evropa lindore. Kështu treguan shifrat e fundit të martën.

Migracioni ra tek diku 400 mijë njerëz në 2018 nga 416 mijë vitin e mëparshëm, tha Zyra Federale e Statistikave. Shtete e BE mbeten origjina kryesore e të ardhurve të rinj me një migracion prej 202 mijë njerëzish.

Brenda këtij grupi, migracioni ishte më i lartë nga Rumani (68 mijë), Kroacia (29 mijë), Bullgaria )27 mijë) dhe Polonia (20 mijë).

Punësimi i lartë në shifra rekord dhe rënia e papunësisë kanë çuar në një treg më të shtrënguar pune në  ekonominë më të madhe të Evropës.

Një popullsi në plakje dhe shkallla e ulët e lindjeve nënkupton që forca punëtore e Gjermanisë me gjasa do të tkurret në dekadat e ardhshme, kështu që emigrantët janë konsideruar si vendimtarë për të ndihmuar kompanitë që të gjejnë punëtorë, kontributet personale të të cilëve mbështesin numrin në rritje të pensionistëve.

Më pak refugjatë nga vendet e shkatërruara nga lufta duket se po mbërrijnë në Gjermani. Migrimi nga Siria thuajse u përgjysmua në 34 mijë në vitin 2018 nga 60 mijë një vit para atij. Ndërsa migracioni nga Afrika ra në 34 mijë nga 35 mijë./SYRI.NET 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco