Londër, binjaket e ngjitura në një kafkë ndahen pas 50 orësh operacion!

Londër, binjaket e ngjitura në një kafkë ndahen pas 50 orësh operacion!

08:36, 16/07/2019
A+ Aa A-

Binjaket dyvjeçare, të cilat ishin të ngjitura në kafkat dhe enët e gjakut, janë ndarë me sukses pas tre operacioneve të mëdha në një spital në Londër.

Operacioni për Safa dhe Marva Ullah nga Chasadda e Pakistanit, u përshkrua si një udhëtim i gjatë dhe  kompleks.

Pati gjithashtu dhe disa procedura më të vogla dhe ekspertët zhvilluan mbi 50 orë operacion në të cilat u përfshinë më shumë se 100 profesionistë të mjekësisë.

Binjaket e lidhura, babai i të cilave ka vdekur, u shpërngulën në një shtëpi në Londër me nënën e tyre, gjyshin Mohammad Sadat, 57 vjeç dhe xhaxhain. Ato tani po bëjnë fizioterapi të përditshme si pjesë e rehabilitimit të tyre.

Nëna e tyre, Zainab Bibi, 34 vjeçe, tha: "Ne jemi në borxh me spitalin dhe stafin dhe ne do të dëshironim t'i falënderonim për gjithçka që ato kanë bërë. Ne jemi jashtëzakonisht të ngazëllyer për të ardhmen e tyre".

Binjaket e lidhura janë shumë të rralla dhe lind vetëm një rast në çdo 2.5 milionë lindje.f.h/SYRI.NET/

    Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco