Dyshohet për dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Kashmir

Dyshohet për dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Kashmir

13:57, 15/07/2019
A+ Aa A-

Së paku 24 njerëz dyshohet se kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Kashmir - pjesën e administruar nga Pakistani.

Autoriteti Shtetëror i Menaxhimit të Katastrofave tha se viktimat e dyshuara tash për tash janë të zhdukura.

Sipas burimit të njëjtë, së paku pesë vetë janë plagosur.

Edhe Pakistani, edhe India kontrollojnë pjesë të Kashmirit, i cili është i ndarë me një vijë të kontrollit.

Përmbytjet ndodhen në qytetin Lesva të Luginës Nelam, që është një destinacion popullor për turistët.

Autoritetet thanë se mbi 100 shtëpi u dëmtuan, ndërsa një xhami rrëshqiti nga dheu.

"Ushtria po e ndihmon administratën lokale në misionin e shpëtimit", tha Saqib Mumtaz, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Katastrofave.

Përmbytjet u shkaktuan nga shirat monsun që preken edhe pjesë të tjera të Azisë jugore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco