Tragjike: Kolovajza thyhet në 20 m lartësi, vdesin 2 persona

Tragjike: Kolovajza thyhet në 20 m lartësi, vdesin 2 persona

13:27, 15/07/2019
A+ Aa A-

Ky është momenti i tmerrshëm kur një kolovajzë u rrëzua duke vrarë dy njerëz dhe duke plagosur 29 të tjerë në Indinë perëndimore.

Incidenti ndodhi të dielën në Parkun Amusement të Balvatikas pranë liqenit Kanakaria në qytetin Ahmedabad të shtetit Gujarat.

Videoja e tmerrshme tregon kolovajzën, e quajtur 'Discovery', e cila në momentin që zbriste thyhet më dysh pasi këputet kablloja që bartte ngarkesën në momentin kur ndodhej 20 m mbi tokë.  

Dy vetë u vranë dhe më shumë se 29 të tjerë u plagosën në aksident. Kishte 31 persona që po e provonin këtë ‘lodër’ të frikshme në momentin e aksidentit.f.h/SYRI.NET/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco