Rrëzohet avioni në Suedi, 9 të vdekur

Rrëzohet avioni në Suedi, 9 të vdekur

08:25, 15/07/2019
A+ Aa A-

Nëntë suedezë mbetën të vdekur pasi avioni ku ata udhëtonin u rrëzua pranë Umea, një qytet i vogël universitar në Suedinë veriore, thanë autoritetet të dielën.

Një zëdhënës i policisë tha se, avioni i vogël, i projektuar për të transportuar parashutistë, u rrëzua në një ishull në lumin Ume, menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Umeas.

Policia deklaroi se të gjitha viktimat ishin suedezë, por vetëm një person mbante shtetësi të dyfishtë.

Emrat e viktimave nuk janë bërë të ditur.

Mbreti Gustaf i Suedisë, shprehu pikëllimin e tij përmes një deklarate.

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, tha se qeveria ishte në kontakt të ngushtë me autoritetet përkatëse, të cilat po hetojnë aksidentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco