Ngjarja/ Rrëmbeu makinën me fëmijët brenda, masakrohet për vdekje nga turmat e njerëzve agresori

Ngjarja/ Rrëmbeu makinën me fëmijët brenda, masakrohet për vdekje nga turmat e njerëzve agresori

10:12, 14/07/2019
A+ Aa A-

Një person u rrah për vdekje pasi u përpoq të vjedhë një makinë me tre fëmijë brenda, tha policia e Filadelfias.

Erik Hood, 54 vjeç, doli me makinë, ndërsa nëna dhe babai i fëmijëve ishin në një dyqan të enjten mbrëma, tha policia. Prindërit e ndoqën automjetin në këmbë dhe e nxorrën agresorin nga makina kur ai u kap në trafik, tha policia.

Hood sulmoi babanë dhe iku, por një turmë e madhe e ndaloi Hoodin dhe e rrihte atë, tha policia. Ai u shpall i vdekur në Spitalin e Universitetit Temple, tha policia.

“Unë nuk jam një tifoz i drejtësisë në rrugë”, tha të premten gjenti i policisë së Filadelfias, Jason Smith në një konferencë shtypi. “Unë mendoj se gjithçka duhet të kntrollohet përmes nesh sa i përket veprimeve kriminale”.

Policia ka pamjet video të takimit dhe po përpiqet të identifikojë njerëzit që sulmuan Hoodin, tha Smith. Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani, tha ai.

Një zëdhënëse e zyrës së avokatit të qarkut tha se prokurorët po presin që policia të përfundojë hetimet e tyre para se të komentojë.

Fëmijët në automjet nuk u dëmtuan, tha policia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco