SHBA dhe BE gati sanksionet ndaj Turqisë

SHBA dhe BE gati sanksionet ndaj Turqisë

17:57, 13/07/2019

Turqia pritet të përballet me sanksione nga perëndimi, si për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore ajrore ruse S-400, ashtu edhe për kërkimet e paligjshme për gaz në ujërat e Qipros.

Edhe pse administrata e presidentit Donald Trump nuk ka reaguar ende për mbërritjen në Ankara të pjesëve të para përbërëse të sistemit S-400, në Kongres po shtohen zërat që kërkojnë sanksione ndaj Turqisë, mes tyre edhe demokrati Eliot Engel dhe republikani McCoull që publikuan edhe një deklaratë për shtyp.

“Presidenti Erdogan bëri qartësisht zgjedhjen e gabuar. Zgjedhja e anës ruse dhe Vladimir Putinit para aleancës dhe bashkëpunimit më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara nga një aleat i NATO-s është e vështirë për t’u kuptuar. Turqia dhe Erdogani duhet të përballen me pasoja, thuhet në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara pozicionohen kundër Turqisë edhe për një tjetër çështje, atë të kërkimeve që Ankaraja po bën në ujërat territoriale qipriote, të cilat konsiderohen në shkelje të konventave ndërkombëtare.

Të enjten, dhoma e përfaqësuesve në Kongres miratoi një amendament që heq embargon 25-vjeçare të armëve ndaj Qipros, çka sipas analistëve tregon mbështetjen e Washingtonit për këtë vend. Sanksione pritet të miratojnë të hënën edhe ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian.

Brukseli paralajmëroi mes të tjerash anulimin e ministerialeve të planifikuara me Ankaranë dhe reduktimin e ndihmave financiare që lidhen me fazën e saj të paraanëtarësimit. Po ashtu, BE i bëri thirrje Bankës Europiane të Investimeve të rishikojë programin e blerjes së borxhit për Turqinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco