Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Prag tragjedie gjatë fluturimit/ 37 të plagosur, 9 në gjendje të rëndë

Prag tragjedie gjatë fluturimit/ 37 të plagosur, 9 në gjendje të rëndë

10:31, 12/07/2019
A+ Aa A-

Të paktën 37 njerëz janë plagosur në një fluturim Air Canada për shkak të turbulencave të forta ç’ka detyroi pilotët të bënin ulje emergjente.

Aeroplani që mbante 284 pasagjerë dhe ekuipazhin udhëtonte nga Vankuveri në Sidnei, por u devijua në Havai. Tridhjetë njerëz u dërguan në spital në Honolulu të enjten. Nëntë kishin lëndime të rënda, thonë zyrtarët.

Air Canada tha se boeing 777-200 ka “hasur turbullira të papritura të ajrit”. Ajo shtoi se pasagjerët janë akomoduar në disa hotele në Honolulu deri në një fluturim të ri në Australi. Aeroplani u ul në Havai në 06:46 kohë lokale (16:46 GMT) të enjten.

“U goditëm nga turbulencat dhe ne të gjithë e goditëm çatinë, dhe gjithçka ra … njerëzit po fluturonin”, tha Jess Smith, një pasagjer në bordin e fluturimit, i tha stacionit televiziv lokal KHON.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco