Surpriza/ Gjyshes i kthehet portofoli i vjedhur 75 vite më parë

Surpriza/ Gjyshes i kthehet portofoli i vjedhur 75 vite më parë

10:56, 11/07/2019

Çdokush që ka humbur portofolin, ka pak shpresa që ta gjejë më, sidomos kur bëhet fjalë për plot 75 vite. Por kjo nuk vlen për një 89-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Betty Sissom mori dhuratën e jetës javën e kaluar pasi kuleta e saj që i humbi rreth viteve 1940 u kthye tek ajo. Kuleta e 89-vjeçares u zbulua në një mur të banjës së shkollës së mesme, së bashku me disa kuleta të tjera.

Ajo u gjet gjatë punimeve për kthimin e shkollës së mesme Centralia në një kishë. Pastori Seth Baltzell tha se një hidraulik gjeti kuletën e fshehur në murin e një prej banjave të vajzave.

Pastori vendosi ta bashkonte me pronaren e saj. Ai publikoi foto në Facebook me kartat e identitetit dhe postimi i tij u shpërnda 3.000 herë. Sissom, që u diploma në Centralia High në vitin 1947, u trondit kur portofolin e kuq pas gjithë atyre dekadave. Ajo nuk gjeti para në të, por zbuloi kartën e saj të Sigurimeve Shoqërore, që e kishte kërkuar për 70 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco