Dridhjet në publik/ Merkel qetëson qytetarët: Asgjë për tu shqetësuar

Dridhjet në publik/ Merkel qetëson qytetarët: Asgjë për tu shqetësuar

21:38, 10/07/2019
A+ Aa A-

Brenda një muaji kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shfaqur tre herë duke u dridhur në publik.

Pas kësaj, në media vërshuan lajmet se, Merkel vuan nga një sëmundje e rëndë, gjë e cila vinte në pikëpyetje mbajtjen e postit të kancelares.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kancelares. Sipas saj, gjendja e saj shëndetësore nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, ndërkohë që vijon kurën.

“Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar. Qartësisht që asgjë nuk ka përfunduar, por ka përparime”,tha Merkel.

Merkel pësoi një dridhje trupi, këtë herë gjatë pritjes me nderime ushtarake të kryeministrit finlandez, Antti Rinne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco