Aksident i frikshëm/ Autobusi përplaset me furgonin, 6 të vdekur e 8 të plagosur

Aksident i frikshëm/ Autobusi përplaset me furgonin, 6 të vdekur e 8 të plagosur

20:26, 10/07/2019
A+ Aa A-

Një furgon është përplasur me një autobus në Manisa të Turqisë, duke shkaktuar të paktën 6 të vdekur dhe të paktën 15 të plagosur.

Sipas mediave turke, aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës, rreth orës 18:30, në afërsi të distriktit Salihli.

Sipas zyrës së guvernatorit të Manisas, aksidenti është shkaktuar nga një gabim i shoferit të furgonit, i cili pas humbjes së kontrollit të mjetit doli në krahun tjetër të rrugës duke u përplasur me autobusin.

“Si pasojë kanë humbur jetën 6 persona që po udhëtonin me furgon dhe janë plagosur 8 prej pasagjerëve të autobusit”, tha zyra e guvernatorit. Në aksident u përfshi edhe një autoveturë, e cila vinte nga pas furgonit, por fatmirësisht asnjë prej udhëtarëve në veturë nuk pësoi dëmtime.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco